Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARIrlanda e Veriut e frenoi Italinë për kualifikim në Botëror, tani luan...

Irlanda e Veriut e frenoi Italinë për kualifikim në Botëror, tani luan me Kosovën

  • Irlanda e Veriut vlerësohet përfaqësuesja më e fortë e grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Irlanda ishte në vazon e parë, ndërsa Greqia në vazon e dytë. Në këtë grup është edhe Greqia e po ashtu Kosova që ishte në vazon e tretë në shortin e së enjtes. Prej vazos së katërt do të jetë Qipro apo Estonia.

Irlanda e Veriut ndeshjen e fundit e kishte luajtur me Italinë, kampionen evropiane nga ky vit. Italinë e kishte ndalur pa gola, më 15 nëntor në Belfast. Ai barazim e la Italinë pa biletë për në Botëror. Italia tani kualifikimin në Botëror e kërkon nëpërmjet plejofit, ku fillimisht luan me Maqedoninë e Veriut.

Në kualifikimet për Botërorin 2022, Irlanda e Veriut ishte e treta në grupin e fortë, ku bënin pjesë edhe Zvicra, Italia, Bullgaria e Lituania. Grupin e fitoi Zvicra.

Ndeshjet e Ligës së Kombeve luhen në qershor e shtator të vitit të ardhshëm. Katër ndeshje janë në qershor e dy të tjera në shtator.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments