Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARGreqia e synon vendin e parë në grup

Greqia e synon vendin e parë në grup

Te përfaqësuesja e Greqisë kanë folur për shortin e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve. Greqia është në grupin e dytë të Ligës C, së bashku me Irlandën e Veriut, Kosovën dhe Qipron apo Estoninë. Synimi i Greqisë është vendi i parë në grup, që mundëson avancimin në Ligën B.

“Synimi i Greqisë në këtë grup është pozita e parë. Është një grup i veçantë për nga kapaciteti. Kjo justifikohet me praninë e Irlandës së Veriut dhe Kosovës, e cila është kundërshtare e njohur në vitet e fundit për ne. Por edhe të Qipros, nëse do të mbetet në C, apo Estonisë. Sigurisht që ne shikojmë skuadrën tonë dhe atë se çka duhet të bëjmë për ta fituar vendin e parë. Të gjithë rivalët kanë të veçantat, por grupi që përcaktoi shorti është i tillë që objektivi ynë i qartë është vendi i parë”, ka thënë Costas Konstantinidis, drejtor teknik i përfaqësueses greke.

Një tjetër drejtues i përfaqësueses greke, Takis Fyssas, ka thënë se në grup nuk është asnjë përfaqësuese e dobët dhe se grupi është i hapur.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments