Friday, January 28, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARPensionimi i Agueros, Manchester City e falënderon argjentinasin me “golin e shekullit”

Pensionimi i Agueros, Manchester City e falënderon argjentinasin me “golin e shekullit”

Për shkak të disa problemeve me zemër, sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero është tërhequr përfundimisht nga futbolli aktiv ditën e sotme (e mërkurë).

Aguero largimin nga futbolli pas rreth dy dekadash e konfirmoi në një konferencë për shtyp të organizuar nga FC Barcelona, klub ky ku Aguero u transferua në merkaton e verës.

Shumë ish-bashkëlojtarë, klube e figura të njohura të futbollit reaguan me rastin e pensionimit të parakohshëm të Agueros si futbollist.

Manchester City, skuadra ku Aguero kaloi vite e vite si futbollist, e ka falënderuar futbollistin me një video tejet emocionale.

“Qytetarët” në këtë ditë të veçantë për Agueron e kanë zgjedhur videon e golit të jashtëzakonshëm të tij para disa vitesh në minutat e fundit, gol ai që i kishte sjellur Man Cityt titullin e kampionit pas shumë viteve.

“Faleminderit Sergio”, thuhej shkurtimisht në mbishkrimin e Manchester Cityt.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments