Sunday, January 16, 2022
HomeLIGAT E TJERABUNDESLIGABayern Munich i jep “shuplakë” Stuttgartit

Bayern Munich i jep “shuplakë” Stuttgartit

Bayern Munichu ka shënuar fitore të thellë ndaj Stuttgartit në kuadër të javës së 16-të në Bundesliga.

“Bavarezët” fituan 0-5 kundër Stuttgardit në një ndeshje ku shkëlqyen Gnabry e Lewandowski.

Gnabry hapi serinë e golave në minutën e 40-të, për ta vazhduar me golin e dytë në minutën e 53-të.

Lewandowski trefishoi shifrat në minutën e 69-të, ndërsa i njëjti tre minuta më vonë shënoi edhe golin e katërt.

Gnabry kompletoi “het-trikun” e tij në minutën e 74-të të takimit, gol ky që doli të ishte i fundit për Bayernin.

Bayern Munich me këtë fitore vazhdon të mbetet i pari në tabelë me 40 pikë, kurse Stuttgart është i 15-ti me 17 pikë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments