Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARPërsëritet shorti, PSG-Real, kryendeshja e 1/8-së në Champions

Përsëritet shorti, PSG-Real, kryendeshja e 1/8-së në Champions

Paris Saint-Germain kundër Real Madrid pritet të jetë kryendeshja e rrethit të 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve, pas shortit të hedhur për herë të dytë sot në Nyon të Zvicrës.

Shorti i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve i ka vënë përballë Paris Saint-Germainin – Real Madridin, Interin – Liverpoolin dhe Atletico Madrid – Manchester United.

Shorti u hodh fillimisht në mesditë, por një gabim teknik në sistem e detyroi UEFA-n ta shpallë të pavlefshëm atë short dhe të vendosë që ai të hidhet përsëri në orën 15:00.

Kampioni në fuqi Chelsea do të përpiqet ta mbrojë titullin përballë Lille.

Bayern Munich do të përballet me Salzburg, ndërkohë që Manchester City me Sportingun.

Juventusi do të ballafaqohet me Villarrealin, ndërsa Ajaxi me Benfican.

Ndeshjet e para të 1/8 së finales do të luhen më 15/16 dhe 22/23 shkurt 2022, ndërsa ato të kthimit më 8/9 dhe 15/16 mars 2022.

Rregulli i golit si mysafir nuk vlen më!

Për herë të parë që prej sezonit 1966/67, rregulli i golit si mysafir nuk do të përdoret në fazën e eliminimit në këtë garë.

Nëse një takim mbaron baras pas dy ndeshjeve, atëherë do të ketë vazhdime, pavarësisht se sa gola i kanë shënuar si mysafire ekipet. Nëse as pas vazhdimeve nuk ka fitues, atëherë takimi vendoset me penallti.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments