Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI MBARËKOMBËTARMoment historik për La Liga-n, bën marrëveshje miliardshe

Moment historik për La Liga-n, bën marrëveshje miliardshe

Projekti “Impulso” i LaLiga po merr jetë. LaLiga dhe CVC kanë nënshkruar marrëveshjen, që u bë zyrtare pasi Asambleja e Përgjithshme e ligës miratoi marrëveshjen me shumicë votash, 37 nga 42 klube.

Klubet spanjollë do të përfitojnë 1.994 miliard euro, të cilat do të përdoren nga klubet. 70% të fondeve mund të përdoren për infrastrukturën, zhvillimin global, inovacionin dhe teknologjinë, si dhe për një plan zhvillimi të përmbajtjes dixhitale dhe rrjetet sociale.

Deri në 15% mund të përdoret për merkaton, ndërsa pjesa tjetër, po 15%, për uljen e borxheve.

Javier Tebas, presidenti i LaLiga, ka deklaruar: “Ky është një moment historik, jo vetëm për LaLiga, por edhe për futbollin dhe sportin në përgjithësi. Ne po krijojmë një precedent për ligat e tjera në Europë dhe në botë”.

Nick Carry, kreu i Sporteve, Mediave dhe Argëtimit në CVC, tha pas marrëveshjes: “Jemi mirënjohës ndaj LaLiga dhe klubeve spanjolle për besimin që na kanë dhënë.

LaLiga është gara më e mirë sportive në Spanjë dhe një nga më të mirat në botë. Jemi të gëzuar që do të ndihmojmë në këtë fazë të re, që të përfitojnë afatgjatë tifozët, lojtarët dhe vetë gara”.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments