Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARConte: Interi do të jetë konkurrues për shumë vite

Conte: Interi do të jetë konkurrues për shumë vite

Antonio Conte nuk ka mundur që të jetë prezent në Torino për të marrë çmimin “Vittorio Pozzo”, por gjithsesi tekniku nuk mungoi në ceremoni, ku foli përmes një video-mesazhi:

“Është një nder i madh dhe një kënaqësi, sepse e dimë shumë mirë se çfarë përfaqëson Vittorio Pozzo për ne trajnerët. Për mua është një nder që të fitoj një çmim që mban emrin e tij”.

Tekniku ka folur edhe për Interin, që e shpalli kampion pas 11 vitesh.

“Kanë qenë 2 vite shumë intensivë, të cilët i kam jetuar me entuziazëm dhe pasion. Mu kërkua që të rikthej Interin tek titulli kampion dhe u treguam të zotë, të gjithë, drejtues, staf dhe lojtarë.

Besoj se është bërë një punë e mirë në 2 vite dhe tashmë Interi është një skuadër shumë konkurruese dhe sipas meje do të jetë edhe për shumë vite”, ka thënë Conte.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments