Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARÇalhanoglu: E meritonim kreun

Çalhanoglu: E meritonim kreun

Zgjedhja si lojtari më i mirë i muajit nëntor, goli, asisti dhe vendi i parë e kanë bërë këtë që po kalon Hakan Çalhanoglu një moment fantastik. Turku ishte një nga më të mirët në fushë në përballjen e mbrëmshme dhe këtë ia dedikon skuadrës.

PARAQITJA – “Jam shumë i kënaqur që jam tek Interi, është një krenari për mua dhe dua të falënderoj gjithë skuadrën që më ka bërë të ndihem shumë i rëndësishëm. Në këtë mënyrë edhe unë jap maksimumin për ta, për klubin dhe për tifozët që më mbështesin gjithmonë. Unë nuk jam bomberi i skuadrës, ata janë Xheko dhe Lautaro, kurse detyra ime është të jap asiste”.

POZICIONI – “Ne në mesfushë ndihemi mirë me njëritjetrin dhe duam të vazhdojmë kështu. Ndihem mirë në këtë rol sepse më pëlqen të kem topin në këmbë. Ndiej se kështu jam më i rrezikshëm”.

PENALLTITË – “Nuk diskutojmë për penalltitë, mund të gabohen dhe mund të më ndodhë edhe mua. Jemi një skuadër, Lautaro ka luajtur shumë mirë dhe për ne është shumë i rëndësishëm. Para çdo gjëje vjen skuadra, vetëm këtë kam për të thënë.

KREU – “Vinim nga ndeshje të luajtura shumë mirë dhe tani jemi të parët me meritë. Kemi dominuar të gjitha ndeshjet dhe jemi në këtë pikë që është vendimtare për sezonin, por nuk jemi ndalur këtu dhe do të vazhdojmë të këmbëngulim për të mbajtur kreun”.

CHAMPIONS – “Kushdo që të bjerë si kundërshtar do të jetë shumë i fortë, por ne jemi Interi dhe do të bëjmë lojën tonë kundër kujtdo, pa frikën më të vogël. Nëse luajmë kështu, çdo gjë do të shkojë mirë”.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments