Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORGjilani mposht Ballkanin me supergolin e Prognit, dimëron në pozitën e parë

Gjilani mposht Ballkanin me supergolin e Prognit, dimëron në pozitën e parë

Gjilani e ka mbyllur stinorin vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës në futboll në pozitën e parë.

Gjilani e ka fituar derbin ndaj Ballkanit në Suharekë me rezultatin 1:0, triumf që ia ka siguruar pozitën e parë, pasi para kësaj jave lider ishte skuadra portokallezi.

Golin që pati vlerën e tri pikëve dhe të pozitës së liderit, e ka shënuar Gerhard Progni në minutën e 75-të.

Progni realizoi gol shumë të bukur nga rreth 20 metra. Për sulmuesin nga Shqipëria ishte goli i 12-të në këtë kampionat. Ai është golashënuesi më i mirë.

Me 35 pikë, Gjilani dimëron në vendin e parë, me një pikë më shumë se Drita (34) dhe dy më shumë se Ballkani që ka zbritur në vendin e tretë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments