Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORKE i FFK-së vendos: Ja kur fillon stinori pranveror

KE i FFK-së vendos: Ja kur fillon stinori pranveror

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e  ku diskutoi për shumë çështje në futbollin  e Kosovës.

KE analizoi rrjedhën e garave që tashmë janë në përmbyllje të stinorit vjeshtor me konstatimin  se garat kanë pasur rrjedhë mjaft  të mirë, falë edhe angazhimit të të gjithëve e që ndihmë ta madhe ka dhënë aplikimi i sistemit të VAR-it.

KE mori vendim që garat në stinorin pranveror të fillojnë me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës më 5 e 6 shkurt 2022, ndërsa BKT Superliga do të rinisë më 12 e 13 shkurt dhe Viva Fresh Liga e Parë më 19 e 20 shkurt.

Garat në BKT Superligë do të përfundojnë më 22 maj, ndërsa në Viva Fresh Ligën e Parë më 15 maj. Ndërkaq, në konkurrencën e femrave garat e stinorit pranveror do të fillojnë më 16 shkurt me ndeshjet e Kupës, ndërsa ndeshjet kampionale më 19 e 20 shkurt.

Ja të gjitha vendimet nga mbledhja e KE të FFK-së

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments