Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORIbrakoviq arsyetohet: Humbja erdhi si pasojë e mungesave

Ibrakoviq arsyetohet: Humbja erdhi si pasojë e mungesave

Prishtina ka pësuar humbje në duel me Llapin, në frymën e fundit të ndeshjes së zhvilluar në Lipjan, me rezultat 3:2. Trajneri i skuadrës kryeqytetase Abdullah Ibrakoviq, ka thënë se mungesat që kishte në ekip kanë ndikuar në këtë rezultat. “Ishim të hendikepuar pasi kemi luajtur pa katër apo pesë lojtarë. Arritëm që ta kthejmë rezultatin, por sido që të jetë, mungesat e bënë të veten. Ky grup i lojtarëve duket qartë se është i lodhur pasi prej ndeshjeve të Evropës nuk kanë pasur shumë pushim. Në stinorin pranveror do të mundohemi që të rifreskohemi dhe të kthehemi më ndryshe”, ka thënë trajneri boshnjak.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments