Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARGabimi i tmerrshëm i gjyqtarëve kroatë, nuk e pranojnë golin e rregullt...

Gabimi i tmerrshëm i gjyqtarëve kroatë, nuk e pranojnë golin e rregullt në sfidën Basel – Qarabag

Një gafë e madhe ka ardhur në ndeshjen e Conference League mes Basel dhe Qarabag që u zhvillua mbrëmë.

Ndeshja nisi me një gol që në minutën e 2 për miqtë. Zoubir e dërgoi topin në vendin e duhur dhe për të mos shkundur rrjetën, lojtari i Baselit zgjodhi që të largonte sferën. Nga krahu i Qarabag nisën që të festonin, por arbitri kroat Franc Jovic kishte mendim tjetër.

Gafa e madhe erdhi nga gjyqtari duke vazhduar lojën dhe duke mos sinjalizuar golin. Pamjet e përsëritura tregojnë gabimin e tmerrshëm të arbitrit, me topin që kaloi dukshëm vijën. Ky episod do të ndikonte direkt në rezultat, teksa zviceranët fituan me shifrat 3-0 dhe i morën vendin e parë Qarabag.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments