Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARTifozët çmenden nga sjella e Lenglet, kërkojnë largimin e tij nga skuadra

Tifozët çmenden nga sjella e Lenglet, kërkojnë largimin e tij nga skuadra

Mbrojtësi i Barcelonës, Clément Lenglet ka qenë protagonist i një episodi në përfundim të sfidës kundër Bayernit në Champions, që përfundoi 3-0 në favor të gjermanëve dhe e çoi skuadrën spanjolle në Europa League.

Lenglet, në përfundim të ndeshjes është kapur nga kamerat duke bërë shaka me Lewandowskin, ndërsa shokët e tij ishin të dëshpëruar në fushë. Tifozët e klubit katalanas nuk e kanë pritur mirë gjestin e mbrojtësit dhe kanë nisur sharjet dhe ofendimet në rrjetet sociale.

“Si nuk ke turp, ajo fanellë përfaqëson miliona tifozë”, “Duhet të ikë menjëherë”, “Gavi qan në mes të fushës, ndërsa Lenglet qesh. Përzëreni”, “Lojtarë si ai duhet të shiten, nëse Barcelona kërkon që të ringrihet”, “Nuk dua ta shoh më këtë lojtar me fanellën e Barcelonës”, janë disa nga komentet e tifozëve.

Nuk është hera e parë, që një lojtar kapet nga kamera në një situatë të tillë. Në maj të vitit 2021 ishte Hazard, ai që çmendi tifozët e Realit të Madridit, sepse u fotografua duke bërë shaka me ish-shokët e Chelsea, kur sapo ishte eliminuar në gjysmëfinalen e Champions League. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments