Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORBarcelona në Europa League, Xavi: Fillon një erë e re, duhet ta...

Barcelona në Europa League, Xavi: Fillon një erë e re, duhet ta rinisim nga zero

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandes ka komentuar kështu disfatën kundër Bayernit të Munihut, që solli eliminimin e skuadrës nga Champions League për herë të parë që nga sezoni 2000/2001.

“Na nënshtruan, duam gjithmonë që të dominojmë dhe të nënshtrojmë rivalin, por në këtë ndeshje ndodhi e kundërta. Duhet të marrim më shumë nga vetja jonë, jemi Barcelona.

Kjo humbje duhet të shërbejë si një pikë kthese, sepse shumë gjëra duhet të ndryshojnë. Kjo është Champions, kjo është situata jonë dhe duhet ta përballojmë me dinjitet.

Jam i mërzitur, sot fillon një erë e re dhe duhet të rinisim nga pika zero. Duhet të punojmë shumë. Nuk më pëlqen fjala dështim, sepse ne u përpoqëm. Realiteti ynë tashmë quhet Europa league dhe duhet ta fitojmë këtë turne. Objektivi i Barcelonës është që të fitojë çdo ndeshje”, ka thënë Xavi për Marca.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments