Friday, January 28, 2022
HomeKRYESORESimitçiu: Grupi i vështirë, por do bëjmë çmos të kualifikohemi

Simitçiu: Grupi i vështirë, por do bëjmë çmos të kualifikohemi

Kombëtarja e Kosovës në futsall sot ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në paraeliminatoret e Kupës së Botës 2024. Dardanët e futsallit të drejtuar nga Arben Simitçiu në short janë tërhequr në Grupin C dhe do të kenë punë me Armeninë, Bullgarinë dhe Skocinë. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen në muajin prill në Bullgari. Sipas rregullores tutje kalojnë dy skuadrat e para të çdo grupi. Lidhur me shortin e sotëm përzgjedhësi Simitçiu për faqen zyrtare të FFK-së theksoi se shorti nuk ka qenë i lehtë për Dardanët, por se do të bëhet çmos për ta kaluar këtë fazë të garave. “Grupi është i vështirë por realisht çdo grup është i fortë, sepse sot futsalli në të gjitha shtetet e Evropës është ngritur në kualitet dhe ekipet janë shumë të mira. Për mendimin tim Armenia është ekipi më i fortë në grup, pasi ka 3-4 brazilianë të natyralizuar në ekip. Po ashtu edhe Bullgaria është ekip i mirë që do të pretendojë ta kalojë grupin, duke e shfrytëzuar edhe faktorin e terrenit vendës, teksa duhet vlerësuar edhe kualiteti i Skocisë. Sidoqoftë, plani ynë është i qartë, bashkë me Dardanët e Kombëtares do të bëjmë çmos për ta kaluar grupin dhe të kualifikohemi në ‘Main Round’”, ka thënë Simitçiu.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments