Sunday, January 16, 2022
HomeLIGAT E TJERABUNDESLIGALewandowski: Doja që fjalët e Messit për Topin e Artë të ishin...

Lewandowski: Doja që fjalët e Messit për Topin e Artë të ishin të sinqerta!

Robert Lewandowski u rendit i dyti në garën për fituesin e “Topit të artë”, me Lionel Messin që fitoi çmimin. Polaku ka shprehur zhgënjimin e tij për mos fitimin e çmimit më të rëndësishëm individual për futbollistët, teksa ka komentuar dhe fjalët e thëna nga argjentinasi i PSG pas fitimit të çmimit.

Në sezonin 2020/21, polaku shënoi 48 gola dhe dhuroi  9 pasime për gol në 40 ndeshje, teksa Bayern Munich fitoi Bundesliga, Superkupën e Gjermanisë, Superkupën e Europës dhe kupën e botës për klube.  Ndërsa këtë sezon ka shënuar 16 gola në 14 ndeshje.

“U ndjeva i trishtuar, nuk mund ta mohoj”, u shpreh Lewandowski për “Kanale Sportowym”.

“Nuk mund të them se isha i lumtur, përkundrazi. Ndjeva një lloj dëshpërimi. Isha aq afër fitimit të ‘Topit të Artë’. Garova me Messin, sigurisht e respektoj mënyrën se si luan dhe atë që ka arritur, por fakti që munda të garoj me të tregon nivelin në të cilin kam arritur”.

Futbollisti i Bayern iu përgjigj dhe deklaratës së Messit pas fitimit të “Topit të Artë” nga argjentinasi. “Nuk jam shumë entuziast për fitimin e Topit të Artë 2020”, shtoi Lewandowski.

“Do doja që fjalët e Messit në lidhje me çmimin e Topit të Artë 2020 të ishin të sinqerta dhe jo thjesht fjalë boshe”, përfundoi polaku. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments