Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORMbyllen pa gola duelet Dukagjini-Llapi dhe Ulpiana-Feronikeli

Mbyllen pa gola duelet Dukagjini-Llapi dhe Ulpiana-Feronikeli

Dukagjini e Llapi kanë ndarë pikët në ndeshjen e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja e luajtur të dielën në Klinë ka përfunduar 0:0.

Lojtarët e Llapit në fund dërguan topin në rrjetë, por pasi arbitri dha shenjë për fundin e takimit. Lojtarët e Llapit reaguan për këtë.

Llapi aktualisht është i katërti me 26 pikë. Dukagjini mbetet i parafundit me 17 pikë.

E pa gola është mbyllur edhe ndeshja në Lipjan, ku Feronikeli ka arkëtuar një pikë në duel me Ulpianën.

Ulpiana është e teta me 18 pikë. Feronikeli mbetet i fundit (10) me 11 pikë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments