Friday, January 28, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORBatatina: Llapi pa Veliun, si Barcelona pa Messin

Batatina: Llapi pa Veliun, si Barcelona pa Messin

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se Llapit i ka munguar loja e mirë ndaj Dukagjinit në mungesë të Valmir Veliut.

Madje, ka thënë se Llapi pa Veliun, si Barcelona pa Lionel Messin. Ndeshja në mes të Dukagjinit dhe Llapit e zhvilluar të dielën në Klinë përfundoi pa gola.

“Bëmë maksimumin për të fituar pikët e plotat, por nuk ia dolën. Kur Barcelona nuk ka pasur Messin nuk ka pas lojë të mirë, kurse ne nuk e kishim Valmir Veliun që ishte një mungesë e madhe. Por, djemtë luajtën mirë, ndoshta në pjesë ne dytë kemi qenë më të rezervuar edhe pse mendoj se kemi mundur ta fitojmë ndeshjen. Megjithatë, është e rëndësishme që kemi vazhduar serinë pozitive të rezultateve, ndonëse sot është dashur të fitojmë. Synojmë pikët e plota në ndeshjet tjera për të mbetur në krye të tabelës, aty ku Llapi e ka vendin”, ka thënë Batatina.

Llapi në 17 ndeshje ka fituar 26 pikë, kurse Dukagjini zë vendin e parafundit me 17 pikë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments