Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI MBARËKOMBËTARNjë madrilen i bën gjëmën Atleticos, Mallorca fiton në frymën e fundit

Një madrilen i bën gjëmën Atleticos, Mallorca fiton në frymën e fundit

E kush e kishte pritur! Mallorca ka befasuar në “Wanda Metropolitano” skuadrën e Atletico Madrid, pasi e ka mposhtur në minutat shtesë me rezultatin e ngushtë 2-1.

Vendimtar ka qenë një lojtar që kartonin ia ka Real Madrid, skuadra e kreut që tani ka Sevillën pesë pikë larg dhe kryeson i qetë në prag të ndeshjes kundër Real Sociedad.

Kubo shënoi në minutën e 91-të golin trepikësh, ndërsa para tij kishin shënuar edhe dy futbollistë të tjerë.

Fillimisht Cunha kishte kaluar në avantazh skuadrën e Diego Simeone, kurse Russo dhjetë minuta nga fundi vendosi baraspeshën. Atletico Madrid tani renditet në vendin e katërt me 29 pikë, po aq sa baskët e Sociedad.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments