Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORGjilani fiton me përmbysje ndaj Malishevës

Gjilani fiton me përmbysje ndaj Malishevës

Skuadra e Gjilanit ka arritur një tjetër fitore në elitën e futbollit të Kosovës.

Të shtunën në stadiumin e qytetit në Gjilan, gjilanasit e drejtuar nga Ismet Munishi fituan me rezultatin 3:1 kundër Malishevës.

Skuadra vizitore kaloi e para në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes nëpërmjet Hasan Hysenit.

Por, në minutën e dytë të kohës shtesë, Muhamet Hyseni u ndëshkua me karton të kuq për ta lënë Malishevën me një futbollist më pak në fushë.

Këtë e shfrytëzoi Gerhard Progni që shënoi dy minuta më pas.

Në pjesën e dytë, zëvendësuesi Keita Razak shënoi në minutën e 73-të për epërsinë e parë të Gjilanit.

Rezultatin final e vulosi Albert Dabiqaj që realizoi me kokë në minutën e 81-të.

Goli i tij u pranua nga sistemi VAR. Gjilanit në fakt iu anulua në pjesën e parë një gol nga VAR-i, në minutën e 38-të.

Gjilani shkon në kuotën e 32 pikëve pas 17 xhirove të luajtura në Superligë.

Malisheva mbetet në pozitën e shtatë me 18 pikë.

Ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor Gjilani e luan në udhëtim kundër Ballkanit, ndërsa Malisheva e pret Dukagjinin.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments