Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARCassano tregon mesazhet me Ronaldon: Çfarë problemi ke?

Cassano tregon mesazhet me Ronaldon: Çfarë problemi ke?

Antonio Cassano rikthehet të flasë për Cristiano Ronaldon. Në serinë e fundit të BoboTv që transmetohet live në Twitch, ish-lojtari tregon një prapaskenë ku është protagonist së bashku me kampionin portugez që u largua nga Juventusi në gusht.

Sipas asaj që tregon Cassano, CR7 i ka çuar mesazhe në Whatsapp pas një episodi të programit të tij, gjatë të cilit sulmuesi ishte vlerësuar më pak në krahasimin e bërë me brazilianin Ronaldo Nazario.

“Ronaldo më shkruajti, Cristiano Ronaldo, duke më thënë se duhet të kisha më shumë respekt për të, për ato që kishte fituar, për golat e shënuar. Unë nuk kam frikë që të them të vërtetën, përballem me gjithë botën, nga Papa deri tek i fundit.

Mora në telefon Buffon për ta pyetur si e gjeti numrin tim dhe ai më tha se ia kishte dhënë zëdhënësit të shtypit dhe ai më pas Ronaldos, që ky i fundit të më thoshte se kishte shënuar 750 gola dhe unë 150.

Unë i them, i dashur Cristiano ke gjithçka, jeto i qetë. Gigi dhe Chiellini e dinë se si mu përgjigj. Çfarë thua? Çfarë problemi ke?”, ka thënë Cassano. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments