Sunday, January 16, 2022
HomeLIGAT E TJERABUNDESLIGABayern Munich bën ligjin në Dortmund, Leverkusen festival golash

Bayern Munich bën ligjin në Dortmund, Leverkusen festival golash

“Der Klassiker” fitohet nga Bayern Munich. Kampionët e Gjermanisë likuiduan Borussia Dortmund me rezultatin 3-2 dhe Robert Lewandowski ishte ai që ndëshkoi dy herë ish-skuadrën e tij.

Verdhezinjtë shënuan të parët me Julian Brandt që në minutën e pestë, por festa zgjati vetëm katër minuta. Thomas Muller rikuperoi një top në mesfushë dhe asistoi për Lewandowski, i cili vendosi baraspeshën.

Në fundin e pjesës së parë Coman nuk fali brenda zone dhe e çoi skuadrën e Bayern në epërsi në dhomat e zhveshjes. Sigurisht Dortmund nuk mund të pajtohej me rezultatin para fansave të vet.

Erling Haaland shënoi golin e barazimit të përkohshëm, ndërsa më pas një penallti e dhënë me VAR u konkretizua në gol nga Lewandowski dhe bavarezët morën tre pikët dhe kryesojnë me katër pikë më shumë se Borussia.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments