Friday, January 28, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARRonaldo bën ligjin ndaj Arsenalit, Tottenham sulmon zonën Champions

Ronaldo bën ligjin ndaj Arsenalit, Tottenham sulmon zonën Champions

Manchester United triumfoi me rezultatin 3-2 kundër skuadrës së Arsenal dhe mirëpret me fitore trajnerin Ralf Ragnick, i cili nga ndeshja e radhës do të jetë në stol.

Topçinjtë qajnë një penallti të padhënë për një ndërhyrje të Maguire, që sigurisht do të hapë polemika.

Skuadra e Arteta ia doli të shënonte e para me Smith Rowe, por Bruno Fernandes e vendosi baraspeshën në fundin e pjesës së parë.

Skenën më pas e mori Cristiano Ronaldo, i cili shënoi golin e 800 në karrierë, dhe kaloi United në avantazh për dy minuta, pasi Odegaard u kundërpërgjigj nga krahu tjetër.

CR7 ishte i karikuar në maksimum dhe shënoi më pas edhe golin e fitores, përmes një penalltie. Kështu United bën kthesën në kampionat dhe do kërkojë vazhdimësinë.

Tottenham ka marrë fitoren e dytë radhazi dhe afrohet edhe më shumë me zonën “Champions”, pasi West Ham barazoi një ditë më parë. Londinezët likuiduan me rezultatin 2-0 skuadrën e Brentford, që golin e parë e realizoi vetë.

Canos, pas 12 minutash lojë, shënoi autogol, kurse në fillim të pjesës së dytë Son Heung-Min realizoi golin e qetësisë dhe tani Tottenham ka dy pikë më pak se “Çekiçët” dhe një ndeshje më pak në llogari.

PREMIER LEAGUE – JAVA 14
Tottenham-Brentford 2-0
Shënues:
 Canos (aut.) 12’, Son Heung-Min 65’

Manchester United-Arsenal 3-2
Shënues:
 Fernandes 44’, Ronaldo 52’, (pen.) 72’ / Smith Rowe 13’, Odegaard 54’

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments