Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARNga Spanja vjen “bomba”: Lewandowski do të shkojë te Reali i Madridit

Nga Spanja vjen “bomba”: Lewandowski do të shkojë te Reali i Madridit

Në këto momente pothuajse e gjithë bota po flet për të, Robert Lewandowski, duhet të kishte fituar Topin e Artë këtë vit. Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, bomberi polak do ti kërkojë prishjen e kontratës Bayernit të Mynihut për të shkuar tek Reali i Madridit.

Nëse luan për madrilenët je më shumë në qendër të vëmendjes dhe kjo është një nga arsyet kryesore se përse sulmuesi kërkon që të transferohet në kryeqytetin spanjoll. Gjithmonë sipas AS, polaku i ka kërkuar agjentit të tij që ti japë prioritet një oferte të mundshme të klubit spanjoll.

Lewa është përfolur edhe në të kaluarën për një transferim të mundshëm tek Reali i Madridit. Por, aktualisht skuadra e Florentino Perezit duket se është fokusuar tek Mbappé dhe Haaland. I pari nuk ka rinovuar akoma me PSG-në, ndërsa të dytit i aktivizohet në fund të sezonit klauzola e largimit.

Të dy janë të rinj dhe të fortë, ndërsa Robert është 33 vjeç. Lewandowski është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, por nuk mund të luajë në këto nivele për një kohë të gjatë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments