Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARTuchel për “Trofeun e Artë”: Nuk u befasova për Lewnadowskin, trofe...

Tuchel për “Trofeun e Artë”: Nuk u befasova për Lewnadowskin, trofe i parëndësishëm

Thomas Tuchel do të marrë një vendim të minutës së fundit për aktivizimin e treshes së Chelseat, Jorginho-James-Werner në sfidën e sotme të Premier Ligës kundër Watfordit.

Trajneri i kryesuesve të Premier Ligës lajmëroi në konferencën për shtyp se tre lojtarët e tij u stërvitën ditën e martë, por do të vendoset vetëm në fund për grumbullimin e tyre për transfertën në “Vicarage Road”.

Ai ka folur edhe për “Topin e Artë” të cilin e fitoi Messi por hapi shumë dilema në opinion.

“Për mua nuk kanë shumë rëndësi këto çmime.

Kam shumë dyshime për çmimet individuale. Ky sport është shumë kompleks, ka lidhje me fatin. Është një sport grupi dhe asnjë lojtar nuk e fiton dot një ndeshje i vetëm.

A u befasova që nuk e fitoi Leva? Do të marr të drejtën time për të mos pasur një opinion për këtë. Ne kishim një lojtar tonin (Jorginho) që fitoi trofe të rëndësishëm.

Nuk do të kishte qenë surprizë nëse ai do ta fitonte. Por është një zgjedhje dhe duhet ta pranosh, të pëlqen apo jo. Jeta vazhdon të rrjedhë normalisht pas asaj që ndodhi të hënën. Lojtarët e mi u surprizuan që Leva nuk e fitoi vitin e shkuar”.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments