Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARTelashe te Manchester United: Trajneri i ri urren tatuazhet dhe nuk lejon...

Telashe te Manchester United: Trajneri i ri urren tatuazhet dhe nuk lejon lojtarët të ngasin makina superluksoze

Trajneri i ri i Manchester Unitedit, gjermani Ralf Rangnick njihet për një mënyrë të vepantë të punës. Ai do t’i lërë në garazh makinat e luksit të Cristiano Ronaldos, ndërsa lojtarët me tatuazhe nuk do t’i kenë mirë raportet me të.

“Pse nuk transferoj lojtarë me tatuazhe? Nëse do të thosha është një rastësi, kjo nuk është e vërteta. Për stilin e futbollit që luajmë, na duhen lojtarë skuadre. Ne duhet të diskutojmë përse njerëzit i mbulojnë trupat e tyre me tatuazhe? Ka të bëjë me të qenit i veçantë dhe me përpjekjen për të tërhequr vëmendje. Unë nuk e pyes një futbollist përpara se të takohemi, më trego trupin nëse ke tatuazhe.

Ndoshta disa prej tyre kanë tatuazhe. Të paktën nuk i kanë ato ku mund t’i shohësh kudo”, shpjegoi tekniku gjerman për arsyet e konservatorizmit të tij dhe përse ai nuk firmos me ta. Markus Rashford është një nga futbollistët me trupin më të “gdhendur” në “Old Trafford” dhe këto 6 muaj dhe duke mësuar këto detaje për trajnerin e ri mund të jetë bërë nervoz.

Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij mund të detyrohen që t’i lënë makinat e tyre në garazh për të shkuar në stërvitje. Në klubet ku ka drejtuar, Rangnik vendosi rregull që futbollistët të udhëtojnë me shofer në stërvitje. Mbetet për t’u parë nëse diçka të tillë do ta aplikojë edhe në “Old Trafford”. Yllit portugez i pëlqen të ndërrojë makinat, ndërsa i drejtohet çdo mëngjes qendrës stërvitore “Carrington”. Në garazhin e tij ka pesë Ferrari, Rolls Roys, një Bugati që kushton 9 milionë paund, dhe një MekLaren Sen

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments