Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORLlapi dhe Gjilani i ndajnë pikët

Llapi dhe Gjilani i ndajnë pikët

Llapi dhe Gjilani kanë luajtur baras 0:0, në derbin e javës së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Dueli i zhvilluar të dielën në Merdarë të Podujevës, është karakterizuar me lojë të kujdesshme nga të dyja ekipet. Terreni i papërshtatshëm, ka bërë që të ketë pak raste shënimi.

Ky ishte barazimi i katërt këtë edicion për Llapin dhe i pari pas katër fitoreve rresht. Me 25 pikë, llapjanët renditen në vendin e tretë.

Ndërkaq, Gjilani regjistroi barazimin e tetë në këtë kampionat. Ky barazim e ka zbritur Gjilanin në vendin e dytë me 29 pikë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments