Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORArsim Thaçi: Lojtarët luajtën me zemër dhe e merituan fitoren

Arsim Thaçi: Lojtarët luajtën me zemër dhe e merituan fitoren

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi, ka përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjen dhe angazhimin në fitoren ndaj Drenicës me rezultatin 2:0.

Thaçi tha se lojtarët e tij merituan fitoren pas asaj që treguan në këtë takim.

“Kemi fituar, kemi bërë një ndeshje me zemër. Një fitore e cila na është nevojitur në fushën tonë. Ekipet si Malisheva nuk mund të ketë kontinentet shkaku i përvojës në Superligë. Kur luhet me zemër, kur e doni fitoren, i tejkalon edhe mundësitë. Sot i tejkaluam dhe me meritorët janë lojtarët. Është fundi i kampionatit dhe kemi shumë lëndime të lojtarëve. Gjithashtu fusha po na shkakton probleme në stërvitje pasi nuk është fushë e cila plotëson kriteret. Por pavarësisht kësaj ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të angazhohemi maksimalisht që të kemi sukses”, deklaroi Thaçi.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments