Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORFFK me kërkesë për ta marrë si donacion stadiumin ku do të...

FFK me kërkesë për ta marrë si donacion stadiumin ku do të luhet finalja e FIFA Arab Cup


Kosova mund t’ia shohë hajrin zhvillimit të Botërorit në Katar. Stadiumi ku do të luhet finalja e FIFA Arab Cup 2021 dhe njëkohësisht edhe ndeshjet e Kampionatit Botëror 2022 në Katar ka gjasa që të transferohet në Kosovë. Stadiumi i cili është ndërtuar nga Federata e Katarit dhe nga FIFA vetëm për ndeshjet e Botërorit 2022, pas përfundimit të këtij eventi do të demontohet plotësisht. E pikërisht ky fakt ka bërë që drejtuesit e FFK-së, duke pasur parasysh edhe raportet e mira dhe bashkëpunimin korrekt me FIFA-n dhe me Federatën e Katarit, të paraqesin kërkesë që ky stadium pas Kampionatit botëror dhe demontimit të tij t’i jepet Kosovës si donacion. Futbolli.info merr vesh se tashmë FFK e ka paraqitur kërkesën në FIFA dhe në Federatën e Katarit dhe se presidenti Ademi ka shpresa të mëdha se kërkesa e tyre për ta pasur këtë stadium do të hasë në mirëkuptimin e njerëzve kompetentë. Ky stadium është krijuar krejtësisht nga metali nga 974 kontenjer, derisa demontimi dhe pastaj montimi i tij bëhet shumë lehtë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments