Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARVinicius Junior vendos rekord të ri në La Liga

Vinicius Junior vendos rekord të ri në La Liga

Vinícius Junior i Real Madridit është bërë lojtari i parë i La Ligës i lindur në vitin 2000 që shënon të paktën 10 gola në të gjitha garat në një sezon të vetëm.

Real Madridi arkëtoi pikët maksimale në udhëtim te Granda, të cilën e mposhti me rezultat 1-4.

Një ndër golashënuesit për “mbretërit” ishte edhe anësori brazilian, Vinicius.

21-vjeçari ka qenë pjesëmarrës në 17 gola në 17 paraqitje këtë sezon me Real Madridin në të gjitha garat, me 10 gola dhe shtatë asistime.

Talenti i ri brazilian po tregon përformancë të shkëlqyeshme me Los Blancos këtë edicion.

Vinicius Junior iu bashkua Real Madridit në vitin 2018 në një transferim nga Flamengo.

Ai ka kontratë me madrilenët deri në qershor të vitit 2024.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments