Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORIsufi: Llapit ia dhuruam fitoren

Isufi: Llapit ia dhuruam fitoren

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi vlerëson se Llapi shënoi fitore nga gabimet e futbollistëve të tij.

Ai pas disfatës 4:1 të pësuar të dielën në Merdar, ka thënë se Llapi nuk shënoi gola të ndërtuar.

“E vështirë të analizohet në atë interval ku pranuam tri gola. Mendoj se kanë mundur të jenë gola të evitueshëm. Llapi përfitoi nga disa gabime apo moskoncetrimit në disa situata. Kur pranon katër gola duhet të thosha se ka merituar fitore. Por, edhe në këtë fushë ishte e vështirë të luash, por mendoj si për ne edhe për Llapin ishte fusha e njëjtë. Bëmë gabime naive dhe ram nga koncentrimi sidomos pas barazimit 1:1 dhe kundërshtari shfrytëzoi mirë. Nuk ishin gola të cilat kanë qenë të ndërtuara nga Llapi, por nga gabimet tona. Kemi pasur mungesën e Ermal Krasniqit dhe Kushtrim Gashit, por nuk ndjej keqardhje për atë aspekt sepse ne duhet të varemi nga grupi e jo individëve. Kjo humbje dhemb, por na presin edhe shumë ndeshje ku duhet përmirësuar gabimet”, ka thënë Isufi.

Ballkani ka dështuar ta rikthej vendin e parë. Është në vendin e tretë me 25 pikë, ndërsa Llapi një pozitë më poshtë me tri pikë më pak.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments