Monday, January 17, 2022
HomeLIGAT E TJERABUNDESLIGABarcelona përgënjeshtron lajmet mbi Agueron: Nuk është tërhequr

Barcelona përgënjeshtron lajmet mbi Agueron: Nuk është tërhequr

Kun Aguero po jeton momentin më të vështirë në karrierën e tij: pasi u diagnostikua me një aritmi që do ta detyrojë që të qëndrojë larg fushës së blertë për rreth 3 muaj, gjatë orëve të fundit në Spanjë qarkulluan zëra, që flisnin për një tërheqje të menjëhershme nga futbolli i luajtur, madje duke pritur edhe një konferencë për shtyp të sulmuesit, gjatë së cilës do të zyrtarizonte vendimin e vështirë.

Në përfundim të ndeshjes së kampionatit, që Barcelona fitoi përballë Espanyolit, ka qenë zëvendës-presidenti i klubit, Raya Ruste, që ka përgënjeshtruar këto lajme:

“Nuk janë të vërteta lajmet për tërheqjen e lojtarit. Ka tre muaj kohë për të kuptuat zhvillimet e aritmisë dhe për të vendosur se çfarë do të bëjë”, ka deklaruar drejtuesi i klubit katalanas për Barça TV

Më pas erdhën fjalët e trajnerit të tij të ri, Xavi Hernandez, që përgënjeshtroi këto zëra: “Kam folur me të dje dhe jemi gjithmonë në kontakt. Ajo që ka dalë në media nuk është e vërtetë. Ai është i qetë dhe do të mundohemi të gjejmë një mënyrë që të vazhdojë që të luajë futboll”.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments