Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORIbrakoviq e nis me barazim aventurën te Prishtina

Ibrakoviq e nis me barazim aventurën te Prishtina

Abdullah Ibrakoviq e ka nisur me barazim aventurën e re si trajner i skuadrës së Prishtinës.

Ibrakoivqi u zyrtarizua të mërkurën si udhëheqës i ri i klubit “bardhekaltër”.

Megjithatë, në ndeshjen e tij të parë në Superligën e Kosovës, ai barazoi me Dukagjinin që udhëhiqet nga Armend Dallku.

Prishtina dhe Dukagjini barazuan pa gola të premten gjatë ditës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në kuadër të xhiros së 14-të në Superligë.

Me këtë barazim, Prishtina ngjitet në vendin e pestë me 18 pikë, aq sa ka edhe Llapi në vendin e gjashtë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Dukagjini ndërkohë pozicionohet në vendin e tetë me 15 pikë.

Xhiroja e 15-të do të zhvillohet në mesjavë.

Prishtina luan sërish në shtëpi kundër Feronikelit, derisa Dukagjini e pret në Klinë skuadrën e Ulpianës.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments