Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORFFK-ja nis shqyrtimin e kandidaturave për selektor

FFK-ja nis shqyrtimin e kandidaturave për selektor

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur të shqyrtojë kandidaturat që ka pranuar për postin e selektorit të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga FFK-ja të enjten.

Muajin e kaluar FFK-ja u nda me Bernard Challandesin, ndërsa në dy ndeshjet e këtij muaji përfaqësuesen e drejtoi slloveni Primozh Gliha.

Selektori i ri pritet të emërohet deri në fillim të vitit të ardhshëm.

“Komiteti Ekzekutiv diskutoi dhe trajtoi një varg emrash mjaft të mirë për postin e përzgjedhësit të Kombëtares A, pas shkëputjes së bashkëpunimit me përzgjedhësin Challandes. Në këtë drejtim Komiteti Ekzekutiv i FFK-së me kujdes të veçantë do të shqyrtojë dhe analizoi çdo kandidaturë të mundshme, në mënyrë që në fillim të vitit të ri, FFK-ja të ketë njeriun e duhur që do ta drejtojë Kombëtaren A”, thuhet në një njoftim të FFK-së, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të saj, transmeton Koha.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments