Friday, January 28, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARE pabesueshme/Klubi afrikan largon lojtarin, mendojnë se ju sjell fatkeqësi

E pabesueshme/Klubi afrikan largon lojtarin, mendojnë se ju sjell fatkeqësi

Në Afrikë jemi mësuar të shikojmë që ndodhin shumë situata të çuditshme. Edhe kësaj herë një ngjarje e pabesueshme ndodh.

Klubi i TS Galaxy në Afrikën e Jugut, kanë larguar lojtarin e tyre, me arsyen se ai është fati i keq i skuadrës.

Sipas “The Citizen News”, lojtarët besojnë se arsyeja për rezultatet e dobëta është pikërisht Mohammed Anas, i cili konsiderohet si futbollisti “ters” i ekipit, teksa iu kanë kërkuar drejtuesve ta largojnë nga skuadra, kërkesë e cila është plotësuar nga klubi. Tani lojtari do duhet të gjejë një ekip tjetër për të vazhduar karrierën e tij.

“Kudo që ai luajti në Afrikën e Jugut, ekipi i tij luftoi për të mbijetuar ose u largua nga liga. Ai luajti në Maritzburg dhe ata mezi ia dolën të mbijetonin. Ai luajti për Free State Stars dhe ata u rrëzuan nga kategoria, ashtu si Polokwane City. Ai luajti për Black Leopards sezonin e kaluar dhe e njëjta gjë ndodhi. Lojtarët janë të shqetësuar. Ata mendojnë se kjo sjell fatkeqësi. Ata po luftojnë fort, por nuk ka rezultate. Kjo është arsyeja pse ai u shkarkua nga klubi”, thuhet në mediat afrikane.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments