Friday, January 28, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORDallku kërkon fitore ndaj ish-skuadrës së tij

Dallku kërkon fitore ndaj ish-skuadrës së tij

Prishtina e Dukagjini nesër do të ndeshën ndërmjet vete në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë ku edhe e hapin javën e 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Pikët janë të rëndësishme për të dyja skuadrat, megjithatë edhe rivaliteti ndërmjet këtyre dy skuadrave duket bukur i madh.

Ish-futbollisti dhe trajneri i Prishtinës, tash në radhët e Dukagjinit, Armend Dallku në një bisedë për Demokracia.com ka folur për pritshmëritë që i ka në këtë takim, derisa ka thënë se në kryeqytet udhëtojnë për pikë maksimale.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Në anën tjetër Prishtina, në këtë takim hynë me disa risi. Në bankinë nuk do të jetë më trajneri Zekirija Ramadani, i cili zyrtarisht u shkarkua dje, derisa atë do të zëvendësoi trajneri boshnjak, Abdulah Ibrakoviq.

‘Udhëtojmë për rezultat maksimal’, ka thënë fillimisht Dallku duke shtuar se skuadra e di shumë mirë çfarë do dhe si duhet të luajë ndaj Prishtinës.

‘Për të bërë një ndeshje të mirë i kemi bërë të gjitha analizat, sidomos nga ndeshja e parë ku e kemi humbur ndeshjen nga disa moskujdesi tonat, gjithsesi edhe në atë takim kemi bërë paraqitje shumë të mirë’, ka përfunduar Dallku.

Ndeshja Prishtina – Dukagjini luhet nesër nga ora 13:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments