Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORShqipëria e treta me rekord pikësh, Anglia në “Katar 2022” me festival...

Shqipëria e treta me rekord pikësh, Anglia në “Katar 2022” me festival golash

Shqipëria i mbyll kualifikueset e “Katar 2022” me fitore minimale 1-0 kundër Andorrës, duke u renditur në vendin e tre me 18 pikë, një rekord për kombëtaren tonë deri më tani.

Ndeshja kundër Andorrës nuk ishte fantastike, madje të besuarit e Edy Reja patën goxha probleme në pjesën e parë. Në fillim ishte Strakosha shpëtimtari, kurse më pas shtylla e shpëtoi nga një gjuajtje e Rosas.

Në fund Shqipëria i afrohet golit me Roshin, por shtylla ndali anësorin e kombëtares sonë. 0-0 pjesa e parë, ndërsa në të dytën Bajrami tentoi nga distanca dhe më pas Uzuni u ndal në vijë fatale.

Beratasi fitoi penalltinë vendimtare në minutën e 71-të, ndërsa dy minuta më pas Çekiçi e ekzekutoi saktë dhe realizoi golin e fitores për Shqipërinë.

ANGLIA DHE HUNGARIA – Anglia ka qenë e pamëshirshme kundër San Marinos, edhe pse një biletë në Katar 2022 i duhej vetëm një pikë. Skuadra e drejtuar nga Gareth Southgate nuk u kursye, duke shënuar 10 gola ndaj skuadrës modeste që kishte përballë.

Katër gola u shënuan nga Harry Kane në pjesën e parë, dy me penallti, ndërkohë që sikurse ndaj Shqipërisë ndeshjen e zhbllokoi Harry Maguire me një gol të shënuar me kokë.

Polonia, që e kishte siguruar vendin e dytë, nuk “theu këmbët” me Hungarinë në shtëpi dhe në fund doli e mposhtur me rezultatin 1-2. Gazfad 10 minuta nga fundi realizoi golin trepikësh në portën e polakëve.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments