Friday, January 28, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORKosova barazon në Athinë, kualifikimet i përfundon në vendin e fundit

Kosova barazon në Athinë, kualifikimet i përfundon në vendin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shmangur humbjen nga Greqia, por jo edhe pozitën e fundit në grupin kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.

Në ndeshjen e fundit kualifikuese, Kosova të dielën mbrëma në Athinë luajti 1:1 me Greqinë. Madje ka pasur raste të fitoj edhe ndeshjen. Por Edon Zhegrova pasi dribloi thuajse gjithë mbrojtjen greke, nuk gjuajti saktë. Ndodhi kjo në minutën e 88-të. Rast të mirë kishte edhe Valon Berisha në fazë të mëhershme të ndeshjes, por nuk gjuajti saktë.

Në fakt grekët kanë dominuar ndeshjen, deri në një fazë të vonshme të saj. Giorgos Masouras fitoi një duel ajëror me Amir Rrahmanin dhe shënoi gol të bukur në minutën e 44-t. Pikërisht Rrahmani barazoi shifrat në minutën e 76-të. Ai shënoi me goditje nga afërsia, pas krosimit të Edon Zhegrovës. Greqia ka pasur disa raste, por kryesisht goditjen kanë shkuar pranë portës.

Kosova përfundon e fundit (5) në grupin B me pesë pikë. Greqia renditet e treta me 10 pikë. Gjeorgjia është renditur e katërta me shtatë pikë.

Prej grupit të Kosovës në Botëror është kualifikuar Spanja, që mblodhi 19 pikë. Suedia shkon në plejof prej pozitës së dytë. I ka 15 pikë. Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Spanja fitoi 1:0 ndaj Suedisë. Alvaro Morata realizoi golin e fitores në minutën e 86-të.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments