Friday, January 28, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORKosova e mbyll sot kampanjën kualifikuese për “Katar 2022” përballet Greqisë

Kosova e mbyll sot kampanjën kualifikuese për “Katar 2022” përballet Greqisë

Aventura e Kombëtares së Kosovës në Kampionatin Botëror “Katar 2022” përfundon sot me ndeshjen e fundit të grupit B kundër Greqisë.

“Dardanët” patën një seri rezultatesh shumë të dobëta në fazën e fundit të këtyre kualifikimeve ku kanë pësuar tri humbje radhazi duke u mposhtur nga Spanja, Suedia dhe Gjeorgjia, derisa paraprakisht kishin triumfuar ndaj Gjeorgjisë dhe më pas barazuan me Greqinë (1-1).

Kundërshtari i sotëm i Kosovës, Greqia, po ashtu i ka humbur gjasat për kualifikim në Kampionatin Botëror me nëntë pikë sa i ka momentalisht, ndërsa grupi kryesohet nga Spanja dhe Suedia me nga 16, përkatësisht 15 pikë dhe pikërisht këto dy kombëtare do të ballafaqohen sonte nga ku edhe do të mësohet lideri i këtij grupi.

Kosova, ka vetëm katër pikë pas shtatë ndeshjeve dhe e mbyll renditjen në grupin B.

Ndeshja fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Toumba” në Athinë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments