Friday, January 28, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARZyrtare: Mo Salah shpallet futbollisti më i mirë i muajit tetor në...

Zyrtare: Mo Salah shpallet futbollisti më i mirë i muajit tetor në Premierligë

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është shpallur futbollisti më i mirë i muajit tetor në Premierligën angleze.

Futbollisti egjiptian në katër ndeshje ka arritur të realizojë pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Salah shkëlqeu në derbin ndaj Manchester Unitedit, duke realizuar tregolësh dhe kontribuuar me asistim.

Kësisoj, Premierliga ka vendosur që Salahu të marrë çmimin si lojtari më i mirë i muajit tetor.

Ka qenë faqja e Premierligës, që ka publikuar një video të Salahut me golat e tij në muajin tetor, teksa edhe Liverpooli ka uruar yllin e skuadrës për këtë çmim.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments