Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORNjë orë lojë në “Fadil Vokrri”, Kosova vazhdon të jetë në disavantazh...

Një orë lojë në “Fadil Vokrri”, Kosova vazhdon të jetë në disavantazh ndaj Jordanisë

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Jordanisë janë duke u përballur aktualisht në një ndeshje miqësore.

Kanë kaluar plot 60 minuta lojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa mysafirët vazhdojnë të jenë në avantazh 0-1 kundër “Dardanëve”.

Golin e vetëm mysafirët nga Jordania e realizuan në pjesën e parë, gjegjësisht në minutën e 18-të.

Faisal është autor i golit të vetëm deri më tani në kryeqytet.

Të përzgjedhurit e trajnerit të përkohshëm, Primoz Gliha po tregojnë lojë më të mirë duke krijuar raste të mira, por që nuk arritën ende ta mposhtin portierin kundërshtar.

Vedat Muriqi në fillim të pjesës së dytë goditi shtyllën me kokë pas harkimit të Rashicës.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments