Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORKosova e nis me humbje epokën pa Challandesin, pëson nga Jordania në...

Kosova e nis me humbje epokën pa Challandesin, pëson nga Jordania në miqësore

Përfaqësuesja e Koosvës e ka humbur ndeshjen miqësore përballë Jordanisë. Në duelin e luajtur të mërkurën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Jordania triumfoi me rezultatin 2:0.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 18-të, me anë të sulmuesit Baha Faisal ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Hamza al Daradreh në minutën e 85-të. Për Kosovën, kjo është humbja e katërt në katër ndeshjet e fundit, përfshirë edhe ato në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022” të zhvilluara në muajin tetor e shtator.

Kosova në këtë takim u drejtua nga përzgjedhësi i përkohshëm Primozh Gliha, i cili do të jetë në krye të ekipit edhe për ndeshjen ndaj Greqisë, që luhet në Athinë të dielën dhe është e fundit në kuadër të Grupit B kualifikues për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm. Jordania e mbylli ndeshjen me një futbollist më pak pasi në minutat e kohës shtesë, u përjashtua Noor Al Rawabdeh pas kartonit të dytë të verdhë.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments