Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORTheophilus Solomon, “Ylli i Javës”

Theophilus Solomon, “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.“YLLI I JAVËS” për xhiron e 13-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti nigerian në radhët e FC Ballkani, Theophilus Solomon. Sulmuesi 25-vjeçar i portokallezinjve ishte vendimtar në fitoren që skuadra e tij e arriti në derbin e javës kundër Drita FC (2:0). Ai shënoi të dy golat e kësaj përballje, duke ia mundësuar FC Ballkanit që të rikthehet në pozitën e parë.Sulmuesi nigerian bëri bujë të madhe me transferimin te Ballkani, pasi vlerësohet si një futbollist mjaft produktiv dhe tashmë dalëngadalë po e kap formën e tij më të mirë edhe në futbollin kosovar, pasi përveç se ka shënuar 3 gola, ndeshje pas ndeshjesh po u shkakton telashe mbrojtjeve kundërshtare.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments