Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI VENDORGliha pyetet për të ardhmen e tij te Kosova, thotë se ajo...

Gliha pyetet për të ardhmen e tij te Kosova, thotë se ajo mund të varet nga dy ndeshjet e nëntorit

Trajneri i përkohshëm i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha ka mbajtur një konferencë për shtyp para sfidës së nesërme (e mërkurë) ndaj Jordanisë.

Kosova dhe Jordania do të përballen në një ndeshje miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.

Trajneri slloven ndër të tjera është pyetur nga gazetarët në lidhje me të ardhmen më të gjatë te “Dardanët”.

Ai ka thënë se ajo pyetje duhet t’i bëhet presidentit të FFK-së, Agim Ademit, megjithëse thotë se ajo mund të varet nga këto dy ndeshje të muajit nëntor.

“Pyetja se a do të qëndrojë më gjatë është për presidentin, por edhe varet prej dy ndeshjeve. Por, synimi është që ta ndryshojë situatën te Kosova që është shumë e rëndësishme. Dua të bëjë ndryshim në aspektin e mentalitetit të ekipit. Do të provojmë të bëjmë më të mirë, të kemi rezultate të mira të mundshme dhe të marrim fitore. Nëse nuk jemi së bashku për këtë qëllim, atëherë cili është qëllimi i këtij grumbullimi”, tha Gliha në konferencë.

Kosova më 14 nëntor e zhvillon ndeshjen e fundit ndaj Greqisë në Athinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments