Sunday, January 16, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARManchester City fiton derbin e qytetit kundër United

Manchester City fiton derbin e qytetit kundër United

Ka përfunduar ndeshja hapëse e Premier Ligës angleze mes Manchester United dhe Manchester Cityt, ku pas 90’ minutave lojë skuadra mysafire ka arkëtuar tre pikët e plota.

Fituesi i kësaj ndeshjeje u vendos në pjesën e parë, ku golat i shënuan Bernardo Silva dhe mbrojtësi i United Eric Bailly i cili shënoi autogo.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi pikërisht autogoli i Baillyt, i cili pas një harkimi të Cancelos e dërgon topin në portën e tij në minutën e 7’ të ndeshjes.

Epërsinë për Cityn e thelloi portugezi Bernardo Silva, i cili shënon për 2:0 në minutën e 45’.

Goli i Silvas ishte i fundit për këtë ndeshje dhe goli i vulosjes së fitores së Manchester Cityt në derbin e qytetit kundër “Djajve të Kuq”.

Me tre pikët e reja, Manchester City tani ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me gjithsej 23 pikë, një më shumë se Liverpooli në vendin e tretë, dhe dy më pak se Chelsea që zë vendin e parë.

Në anën tjetër, Manchester United vazhdon me formë jo të mirë këtë sezon, ku pas 11 ndeshjeve të zhvilluara zë vendin e pestë në tabelë me gjithsej 17 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në vendin e gjashtë.

Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të Manchester Cityt.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments