Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARNjë emër i ri për stolin e Newcastles, sheikët duan “Njeriun e...

Një emër i ri për stolin e Newcastles, sheikët duan “Njeriun e finaleve”

Njukasëlli është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Stiv Brus. Sipas mediave angleze, emri favorit për të marrë drejtimin e skuadrës është Unai Emeri.

Spanjolli është aktualisht trajner i Vijarealit, skuadër me të cilën ka kontratë deri në vitin 2023. 49-vjeçari shihet si një opsion i mirë nga anglezët për shkak të profilit të tij si trajner, por mbi të gjitha për triumfet në Ligën e Europës.

Unai Emeri është një ekspert i Europa Ligës, kompeticion që e ka fituar plot 4 herë. Me Sevijën triumfoi për tre vite rresht, në 2014,2015 dhe 2016. Me Vijarealin e fitoi sezonin e kaluar, ku mundi në finale Mançester Junajtid. Gjithashtu  në 2019 ka shkuar në finale të këtij kompeticioni me Arsenalin, por që u mundën nga Çelsi.

Objektivi i ‘sheikëve’ është që ta bëjnë Njukasëllin një prej skuadrave më të forta në botë dhe me një emër si Emeri fati mund tu rezervonte dhe ndonjë finale…

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments