Friday, January 21, 2022
HomeFUTBOLLI MBARËKOMBËTARManchester Unitedi interesohet për futbollistin shiptar

Manchester Unitedi interesohet për futbollistin shiptar

Berat Gjimshiti ka mbetur jashtë që pas ndeshjes që ka zhvilluar me Shqipërinë ndaj Hungarisë.

Dëmtimi i kushtoi shumë mbrojtësit tonë që ndodhej në një formë fantastike, teksa nuk ishte gati as për finalen me Poloninë. Pas këtyre takimeve, nuk është zhvilluar asnjë ndeshje e vetme me Atalantën.

Për herë të parë ekipi nga Bergamo e ka përfshirë në listë për ndeshjen e radhës në Champions League, teksa do të përballet nesër në mbrëmje me Manchester United.

Por trajneri Reja duhet të ndihet disi i shqetësuar pasi Gjimshiti nuk e ka marrë ende veten dhe Gasperini mund të rrezikojë duke e aktivizuar. “Gjimshiti po stërvitet me grupin, nuk ka probleme.

Po përmirësohet shumë, por krahun nuk e lëviz me lehtësi, sidomos nëse bie në fushë… Na vendos pak në pozitë të vështirë nëse mund të luajë nesër, është një evolucion shumë i shpejt”, ka thënë Gasperini.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments