Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARSolskjaer: Raporti me Pogban? Boll shpikët gënjeshtra!

Solskjaer: Raporti me Pogban? Boll shpikët gënjeshtra!

Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United, ka dalë në konferencë para ndeshjes me Tottenham dhe sigurisht nuk mund të mos e prekte sërish humbjen me 5 gola që pësuan kundër Liverpool.

Norvegjezi ndihej keq për lajmet e ditëve të fundit, që thonin se ai ka një marrëdhënie të keqe me mesfushorin Paul Pogba. Solskjaer ka hedhur poshtë gjithçka.

“Dukeshim si një boksier i dehur kundër Liverpool. Unë jam përgjegjës për rezultatin dhe përformancën. Mendoj se të gjithë i prekin kritikat, por disa trajnerë duhet të jetojnë me to. Jam i fokusuar te puna ima, por nuk mund t’i pranoj gënjeshtrat.

Unë nuk i lexoj rrjetet sociale, por Paul erdhi tek unë shumë i inatosur. E përsëris, i pranoj kritikat dhe ngre duart lart për paraqitjen kundër Liverpool, por nuk pranoj që të shpikin gënjeshtra për lojtarët e mi dhe për mua”, tha Solskjaer.

Në lidhje me ndeshjen e ardhshme kundër Tottenham, tekniku i United shtoi: “Tani duhet të reagojmë. Jam përballur me momente të këqija si lojtar dhe trajner, kam kaluar 2-3 kriza. Jam i sigurt që do të reagojmë”. 

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments