Monday, January 17, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARLaporta: Sergi Barjuan është i shtëpisë, me Xavin kam 2 muaj që...

Laporta: Sergi Barjuan është i shtëpisë, me Xavin kam 2 muaj që flas

“Koeman është një legjendë e Barcelonës dhe do të qëndrojë gjithmonë në memorien tonë. I jemi shumë mirënjohës që mori klubin në një moment të vështirë dhe fitoi një Kupë Mbreti. Nuk vazhdoi punën këtu për shkak të rezultateve. Situata ishte e papranueshme”.

Në konferencën e parë për shtyp të trajnerit të Barcelonës Sergi Barjuan, presidenti i skuadrës katalanase, Joan Laporta, ka shpjeguar shkarkimin e trajnerit holandez, pas humbjes së radhës në kampionat.

“Tani kemi entuziazëm dhe besim. Bëmë një ndryshim të rëndësishëm, por filozofia e jonë është e qartë dhe duam që të ringrihemi me atë lloj futbolli që na dha rezultatet më të mëdha në këto vitet e fundit.

Sergi e njeh organikën në detaje dhe mund të punojë pa probleme. Është një trajner i shtëpisë, që e di se di luan Barcelona. Barca është në lojë si për titullin edhe në Champions. Kemi besim të plotë te Sergi”, ka vazhduar Laporta.

Besimi është, por Laporta nuk e mohon se klubi “po punon për të gjetur një trajner” që me shumë mundësi do të jetë Xavi:

“Po bën një karrierë shumë interesante. Janë të shumtë ata që më flasin mirë për të dhe unë flas në telefon me Xavin shpesh. Ka dy muaj që flasim, e di se çfarë mendon për organikën aktuale të Barcelonës dhe e di se çfarë duhet të bëjmë”, ka përfunduar presidenti i Barcelonës.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments