Thursday, January 20, 2022
HomeFUTBOLLI NDËRKOMBËTARGasperini: Futbolli italian ka një problem serioz

Gasperini: Futbolli italian ka një problem serioz

Mungesë e qartësisë, improvizim, pasiguri dhe konfuzion. Për Gian Piero Gasperinin këto gjëra karakterizojnë futbollin e sotëm italian, në një qark të shkurtër mes trajnerëve-lojtarëve-tifozëve në njërën anë dhe botës së arbitrave në anën tjetër.

“Ka një problem shumë serioz: në futbollin e sotëm e kam të vështirë të kuptoj faullet me dorë, VAR-in, kontrastet, ndonëse kam kaq shumë vite në fushën e futbollit. Nuk e kuptoj unë, nuk e kuptojnë lojtarët, nuk e kupton publiku. Ka shumë të papritura në shumë ndeshje, por mbi të gjitha nuk ka qartësi.

Në tribunë, nëse më shpëton ndonjë fjalë nuk i paguaj pasojat: mjafton të rrish urtë. Por, sipas meje duhet të flasim për këtë problem. Ka ardhur momenti për të folur, është një temë që nuk i përket vetëm Atalantës”, ka thënë trajneri i Atalantës në prag të ndeshjes kundër Lazios.

Gasperini ka folur edhe për kundërshtarin: “Lazio është një skuadër që po rritet, vazhdon të mbetet një skuadër e mirë. Kampionati është i vështirë për të gjithë, por përballë kemi një rival me shumë vlera”, ka përfunduar trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperinin.

TË FUNDIT NGA FUTBOLLI VENDOR /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Të fundit /

Recent Comments